AKTUALE

Izet Mexhiti: Lëvizja Demokratike po konsolidohet çdo ditë pa ndalur

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti përmes një postimi në profilin e tij ka njoftuar për konsolidimin e degës së kësaj partie në Jegunovcë duke shtuar se LD çdo ditë e pa ndalur Lëvizja Demokratike po konsolidohet.

Çdo ditë e pa ndalur Lëvizja Demokratike po konsolidohet. Duke u zgjeruar vazhdimisht, LD-ja po e thellon lidhjen politike me shqiptarët dhe po bëhet më gjithpërfshirëse.

Këtë të shtune organizuam Kuvendin e degës së LD-së në Komunën e Jegunovcit, ku me shumicë votash delegatët ia besuan udhëheqjen Besar Shaqirit. Nga Jegunovci vazhduam në Tearcë, ku delegatët në mënyrë transparente e demokratike, bash siç i shkon LD-së, zgjodhën Veton Amitin si liderin tonë në këtë degë.

Atmosfera në degët tona është e gjallë dhe shpresëdhënëse e fitorja në zgjedhjet lokale do ta konfirmojë LD-në si përfaqësuese të denjë të shqiptarëve. Me njerëz me vizion të qartë politik, integritet të pastër e vullnet të hekurt për qeverisje të mirë, e ardhmja e LD-së dhe shqiptarëve është pa asnjë dyshim e ndritshme.

Urime kryetarëve të rinj dhe të gjitha strukturave të degëve për punën e tyre të palodhur. U jam mirënjohës pafundësisht për angazhimin tuaj të sinqertë e të ndershëm.

Banner

Related posts

Bajram Rexhepi: Gara për Tetovën nis nga zero, por jemi të bindur në fitoren më 2 nëntor

Gjyla Halili

“S’ka vend më të mirë për ta kuptu atdhedashurinë”, Taravari bashkë me Gashin, Mexhitin e Kasamin, vizitojnë bacën Rifat në Prekaz

Gjyla Halili

Florim Useini: Turneu Tradicional Kërçovar mblodhi tre ambasadat 🇦🇱🇽🇰🇲🇰

Gjyla Halili