AKTUALE

Ahmeti: Gjuha është e larë me gjak dhe ajo nuk mund të cenohet

Banner

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti së fundmi ka vizituar Lidhjen e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Kantonin Aargau në Zvicër.

Ahmeti gjatë bashkëbisedimit me kryetarin e shkollës në këtë kanton, Riza Demajn dhe aktivistin Sejdi Gega, tha se sulmet ndaj gjuhës shqipe në Maqedoni, do të mbeten vetëm tentativa për cenimin e së njëjtës.

“Jemi gjenerata më me fat, për 20 vjet kemi realizuar qëllimin në kontinuitet, në burgje, me sakrifica, por nuk u shkëputëm kurrë, deri në çlirimin e Kosovës. Çlirimi i Kosovës është arritur me gjak…lirinë e kemi fituar, çlirimin me aleatë, se pa aleatët e mëdhenj, nuk arrinim dot ta çlirojmë Kosovën, pa aleatë nuk arrinim dot ta ndryshojmë statusin juridik e politik, dhe shqiptarët e Maqedonisë të jenë shtet formues. Sot shqiptarët në Maqedoni kanë universitete, kanë simbole kombëtare, kanë gjuhën. Edhe përkundrazi ca tentativave, që unë mendoj që do të mbesin vetëm përpjekje të dështuara, sepse gjuha është e larë me gjak dhe ajo nuk mund të cenohet”, tha mes tjerash Ahmeti.

Related posts

Edhe policë të përfshirë në kondrabandë me vetura

Gjyla Halili

Osmani: OSBE-ja dhe Këshilli i Europës do t’i ruajnë parimet dhe vlerat e përbashkëta demokratike

admin

Mark Gjonaj uron Ditën e Babait

Gjyla Halili