AKTUALE

Izet Mexhiti: BDI është shndërruar në shërbyese të anti-shqiptarëve dhe anti-amerikanizmit

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, gjatë një interviste në emisionin “Rrjedha” të Rron Gjinovcit në Kosovë, kritikoi ashpër transformimin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe drejtimin aktual të saj.

Kam qenë pjesë e BDI-së që nga dita e parë, por ajo ishte BDI e idealeve, e UÇK-së dhe e investimit të shqiptarëve. Jo kjo BDI e sotme, që me mendjen e Artanit është shndërruar në shërbyese të Sasho Mijallkovit dhe Nikolla Gruevskit, kasapëve të shqiptarëve,” deklaroi Mexhiti.

Ai akuzoi drejtimin aktual të BDI-së se ka dalë kundër interesave amerikane dhe ka humbur frymën e saj të parë. “Kjo BDI sot është anti-amerikane, dhe këtë e vërteton fakti që gjysma e Frontit Evropian janë në listat e zeza amerikane,” shtoi ai.

Deklaratat e Mexhitit ngrenë pikëpyetje mbi rrugën politike të BDI-së dhe pozicionimin e saj në raport me idealet e së kaluarës dhe aleatët strategjikë ndërkombëtarë.

Banner

Related posts

Në Ministrinë e Energjetikës, paga mesatare neto është 105.628 denarë

Gjyla Halili

Taravari komenton largimet: Nuk menduan për popullin, por për pushtetin

Gjyla Halili

Grubi: Sulmet dhe kërcënimet e vazhdueshme janë veprime qyqare, në politikë jam për të shërbyer e për të lënë gjurmë me punë dhe vepra

admin