SPORT

Ish-futbollisti i njohur rumun: Ermal Krasniqi kushton deri në pesë milionë euro

Ish-futbollisti i njohur rumun, Dumitru Dragomir, i angazhuar edhe  në politikë si dhe ishte drejtues i Federatës së Futbollit të Rumanisë është i impresionuar nga talenti shqiptar i Kosovës, Ermal Krasniqi, i cili shkëlqeu me fanellën e Ballkanit duke u transferuar në merkaton e janarit te klubi rumun i Cluj.

Ai vlerëson se Krasniqi tashmë në treg vlen deri në 5 milionë euro.

“Krasniqi vlen 3-4 milionë euro. Ndoshta edhe 5. Ai e godet topin fort me të majtën dhe me të djathtën godet mirë, është i qëndrueshëm në lojë. Nuk shkakton faull pa qenë e  nevojshme”, ka thënë Dragomir.

Për të tretën ndeshje radhazi, Ermal Krasniqi zëvendësoi yllin e skuadrës Ciprian Deac, i cili e nisi sërish në bankinë.

Krasniqi është shndërruar në një protagonist te skuadra rumune.

Banner

Related posts

Ofertë e re për Junus Musahun

admin

Ibrahimovic pranë rikthimit, gati të thyejë rekordin historik

admin

Llogaritë e grupit, ja si kualifikohet Shqipëria për në Europian

admin

Leave a Comment