AKTUALE

Interpelancë për kryetarin e Gjykatës Kushtetuese!Hasani:Kostadinovski të tregojë se çfarë ka kundër gjuhës shqipe

Deputeti i Frontit Europian, Ilir Hasani njoftoi se tashmë në Kuvend kanë dorëzuar interpelancë ndaj kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, përcjell TV21. Hasani tha se interpelanca nuk paraqet presion nga Kushtetueses, por ka për qëllim të ngris debat për mënyrën e funksionimit të këtij institucioni.

“Shumë është me rëndësi të na tregojë se çfarë ka ai kundër gjuhës shqipe dhe pse e ka tërë atë ngarkesë dhe tërë atë paragjykim ndaj gjuhës shqipe. Gjatë kohës së BDI-së, vërtetë janë bërë intencat maksimale që të përdoret edhe gjuha shqipe edhe në të gjitha institucionet, ashtu siç janë të parashikuara me ligj. Sa është mundur është bërë, ne po presim që të vazhdojë ky trend i sa të mundemi të bëjmë, e jo të vazhdojmë me trend të paragjykimit të gjuhës shqipe, mos-respektimit të Kushtetutës dhe mos-respektimit të Ligjit për Përdorimin e Gjuhës, me vetëdije të plotë dhe në mënyrë flagrante të thyhen ligjet nga një person i cili është i paragjykuar se është më i mençuri në këtë lëmi në shtetin tonë”, deklaroi Hasani./tv21.tv

https://fb.watch/z-YZdlDyVJ/

Banner

Related posts

Mexhiti godet fort Grubin: Paratë e kumarit nuk do të shpëtojnë

Gjyla Halili

Kryetari Visar Ganiu vlerëson lartë Unionin Studentor Shqiptar

admin

​Lëndohet Amir Rrahmani

Gjyla Halili