SPORT

Interi vuan dhe fiton ndaj Portos, mjafton Lukaku

Interi e ka mposhtur Porton në sfidën e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve që u zhvillua në stadiumin “Giuseppe Meazza” me rezultat 1:0.

Hakan Calhanoglu pati rastin e parë serioz, ndërsa Diogo Costa mbrojti goditjen e tij. Më pas, Andre Onana u detyrua të intervenonte në shansin e Marko Grujic.

Në minutat shtesë të pjesës së parë, portieri mysafir bëri një tjetër pritje për t’ia mohuar golin Alessandro Bastonit nga goditja me kokë dhe skuadrat shkuan në pushim me rrjetat e paprekura.

Në gjysmën e dytë, një mundësi iu dha Nicolo Barellas, më pas vizitorët rrezikuan disa herë përmes Mehdi Taremit dhe me anë të Zaidu.

Nga minuta e 78, Porto luajti me një lojtar më pak në fushë, meqë Otavio u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë.

Romelu Lukaku, i cili u inkuadrua në pjesën e dytë, kërceu më së larti pas një harkimi në zonë, mirëpo topi u përplas në shtyllë dhe u kthye sërish te belgu, i cili e dërgoi në rrjetë (86’).

Banner

Related posts

Prokurori kërkon heqjen e nëntë pikëve, çmenden tifozët e Juventusit

admin

​Trajneri i ri i Dritës: Jam këtu për tu shpallur kampion

admin

FIFA nuk fal as 18 sekonda vonesë

admin

Leave a Comment