SPORT

Arsenal po përgatitet për transferimin e talentit të Atalantës i njohur si “Erling Haaland i ri”

Skuadra londineze Arsenal pritet ta përgatisë një ofertë me shumë para për sulmuesin e Atalantas, Rasmus Hojlund, i cili është quajtur “Erling Haaland i ri”.

Ai ka rënë në sy që kur mbërriti në Serie A nga skuadra austriake Sturm Graz verën e kaluar, duke shënuar 30 herë në 29 paraqitje në të gjitha garat.

Sipas gazetës italiane “La Repubblica”, Mikel Arteta po kërkon të forcojë edhe më shumë sulmin dhe skuadra angleze po përgatitë një ofertë për sulmuesin danez të Atalantës.

Për futbollistin interesim ka treguar edhe Real Madrid, që po ndjekë me vëmendje paraqitjet mbresëlënëse të Hojlund.

Banner

Related posts

Muller rrezikon të mbetet jashtë 11-shes në sezonin e ri

admin

Prishtina – Ballkani, derbi i javës së 23-të

admin

Shqipëria mposht 2 me 0 Poloninë në “Air Albania”, renditet në vendin e parë në Grupin E

admin

Leave a Comment