AKTUALE

Iniciativë për ndryshimin e emrit të shkollës së mesme nga “25 Maji” në “Besa Malësia”

Maturantët e parë të shkollës së mesme “25 Maji” në Tuz, kanë nisur një nismë për ndryshimin e emrit të shkollës. Ata propozojnë që institucioni të quhet Shkolla e Mesme e Përzier “Besa Malësia”.

Propozimi është mbështetur nga bordi i shkollës. Drejtori i shkollës, Sehad Lulanaj, tha për gazetën “Dan” se iniciativën e kanë sjellë ish-maturantët e brezit të parë, të cilët së fundmi festuan 50-vjetorin e diplomimit.

Drejtori i shkollës, Sehad Lulanaj
“Bordi i shkollës e mbështeti unanimisht këtë nismë, por nuk kemi ngutje. Do të presim për të parë nëse do të vijnë edhe propozime të tjera, qoftë nga qytetarët apo nga këshilli i mësuesve. Duam që emri i ri të jetë universal, që të mos krijojë ndasi”, u shpreh Lulanaj.

Ai theksoi se administrata e shkollës ende nuk e ka zyrtarizuar iniciativën, por është e hapur ndaj saj.

“Të gjithë duhet të biem dakord përpara se t’i drejtohemi Komunës së Tuzit dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit me një propozim. Për momentin, sugjerimi i vetëm është “Besa Malësia”, shtoi Lulanaj.

Synimi i ish-maturantëve është që emri i shkollës të mos lidhet me ndonjë datë apo ngjarje të caktuar.

Banner

Related posts

BDI: Kabareja “Puls” ishte mbyllur nga DAP në muajin dhjetor, mirëpo ajo rifilloi me punë shumë shpejt! Kush pati ndikim në këtë vendim?!

Gjyla Halili

Blerim Osmani: Energjia që ua dridhë themelet, fitorja e madhe po vjen…!

Gjyla Halili

Neziri – Faton Ahmetit : Tearca do t’ua shuaj dritën e blicit më 8 Maj

Gjyla Halili