AKTUALE

Bajram Rexhepi në lagjen Teqe: Energjia dhe entuziazmi i qytetarëve po rriten çdo ditë, drejt fitores së madhe të 19 tetorit!

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) për Komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi, ka zhvilluar një takim entuziast me banorët e Lagjes Teqe, ku është prezantuar programi i plotë dhe vizioni për katër vitet e ardhshme qeverisje.

Përballë një pjesëmarrjeje të gjallë dhe përkrahjeje të dukshme, Rexhepi e cilësoi programin e tij si një “kontratë të ndershme me qytetarët”, e cila ofron zgjidhje konkrete për sfidat që përballen çdo ditë lagjet e Tetovës.

“Në lagjen Teqe shpalosëm kontratën tonë me qytetarët për katërvjeçarin e ardhshëm!
Energjia dhe entuziazmi i qytetarëve po rriten çdo ditë, drejt fitores së madhe të 19 tetorit!”, thekson Rexhepi.

Banorët e Lagjes Teqe e mirëpritën me ngrohtësi dhe mbështetje kandidatin e AKI-së, duke vlerësuar qasjen e tij të drejtëpërdrejtë, serioze dhe të përkushtuar ndaj qytetarëve.

Banner

Related posts

Taravari: Kisha dashur përballë ta kem Ali Ahmetin në garën politike për president

Gjyla Halili

Shtatorja e Gjergj Kastriotit Skënderbeut do të inaugurohet më 28 Nëntor në Garanë të Kerçovës

Gjyla Halili

Bajram Rexhepi takon banorë e lagjes jashtë vardarit, si çdo pjesë tjetër e qytetit edhe kjo lagje e haruar nga komuna

Gjyla Halili