AKTUALE

Inceneratori i Elbasanit/ Dëshmojnë Lefter Koka dhe Alqi Bllako, ish ministri: Procesi i montuar politikisht, akuzat ndaj meje të paprovuara

Banner

Prej më shumë se 4 orësh në gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vijon seanca paraprake për inceneratorin e Elbasanit. Gjatë kësaj seance të pandehurit janë duke u njohur me akuzat, dhe kanë shprehur pretendimet e tyre lidhur me akuzat e ngritura nga SPAK.

 

Ish ministri i mjedisit Lefter Koka, pasi paraqiti gjeneralitetet përpara gjykatës u ka shprehur togave të zeza të GJKKO-së, se akuzat e ngritura ndaj tij janë të paprovuara, ndërsa ka pretenduar se procesi është i montuar me qëllim që ai të goditet politikisht. Ndërsa përfaqësuesi i tij ligjor Fatmir Braka, i ka kërkuar gjykatës të pushohen akuzat e ngritura ndaj klientit të tij.

 

I dyti që ka bërë mbrojtjen ishte ish deputeti Alqi Bllako. Ky i fundit, ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë rol në dhënien e koncesionit. Sipas tij procedurat për dhënien me koncesion të inceneratorit të Elbasanit është kryer nga anëtarët e komisionit, e sipas tij edhe këta të fundit kanë zbatuar ligjin për dhënien e tij, duke mos kryer asnjë shkelje.

 

Seanca paraprake është ende në vijim ku deri më tani kanë bërë mbrojtjen e tyre 4 nga 10 të pandehurit. Seanca pritet të zgjasë deri në orët e vona të darkës, e më pas do dilet me një përfundim nëse çështja do kalojë për gjykim apo do i kthehet pas SPAK për hetime të mëtejshme.

Related posts

Gjykata Kushtetuese kërkon ndryshime kushtetuese!

Gjyla Halili

Kallëzim penal për keqpërdorim të pozitës zyrtare kundër shefit të Njësitit për krime ekonomike dhe kompjuterike pranë SBP Shkup

Gjyla Halili

Tërhiqet Kasami, emrat e rinj të rrugëve në Tetovë mbeten pas zgjedhjeve

Gjyla Halili

Leave a Comment