AKTUALE

Iljas Leskovica: U fitua edhe një betejë për mbrojtjen e ligjshmërisë në arsim

Kryetari i degës së BDI-së në Shuto Orizarë, z. Iljas Leskovica, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Administrative lidhur me çështjen e drejtimit të shkollës fillore “26 Korriku”. Ai theksoi se institucionet kompetente kanë konstatuar se largimi i drejtoreshës së mëparshme është bërë në mënyrë të paligjshme, ndërsa emërimi i Driton Ganiut si drejtor nuk është i bazuar në ligj.

“U fitua edhe një betejë. Gjykata Administrative sot vërtetoi se emërimi aktual për drejtor nuk është i ligjshëm dhe kjo do të ketë pasoja. Edhe nëse paraqitet një ankesë tjetër, është e kotë, sepse e drejta nuk mund të shtrembërohet”, deklaroi Leskovica.

Ai i bëri thirrje Ministres së Arsimit që të ndërmarrë masat e nevojshme për të respektuar vendimin e gjykatës dhe për të shkarkuar drejtorin e emëruar në mënyrë jo ligjore. Leskovica paralajmëroi gjithashtu se çdo vendim i marrë nga drejtori aktual do të dërgohet në institucionet përkatëse për procedura të mëtejshme ligjore.

Banner

Related posts

Kontrolle të forta për ajër më të pastër dhe gjoba për shkelësit, thonë nga Qyteti i Shkupit

Gjyla Halili

Policia sillet në mënyrë brutale ndaj Demë Shehut nga rasti i Kumanovës

Gjyla Halili

Saraj, Shtabi komunal i “Frontit Evropian”, Bexheti: Do të kemi fitore historike

Gjyla Halili