SHQIPËRI

Nëna braktis foshnjën shpallet në kërkim 22-vjeçarja

Një foshnje është braktisur në plazhin e Golemit nga një nënë 22-vjeçare, e cila është shpallur në kërkim.

E reja me iniciale D. S. ditën e djeshme ka braktisur foshnjën, e cila është në spitalin e Durrësit, në gjendje të mirë shëndetësore.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetases D. S., 22 vjeçe, banuese në Durrës, pasi ditën e djeshme, në plazhin e Golemit, ka braktisur foshnjen e saj. Foshnja është dërguar në spitalin e Durrësit, në gjendje të mirë shëndetësore”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Banner

Related posts

Vau i Dejës, PD me dy kandidatë/ Klomentina Drini e PD rivalizon Zef Hilën e Foltores dhe Kristian Shkrelit të PS

admin

8 Marsi, presidenti Begaj: Gratë janë shtylla që mbajnë në këmbë familjet e çojë para shoqërinë

admin

“Nuk doja kurrë ta vrisja motrën”, gjykata lë në burg 40 vjeçaren

admin

Leave a Comment