SPORT

Ibrahimovic pranë rikthimit, gati të thyejë rekordin historik

Zlatan Ibrahimovic është shumë afër rikthimit në fushë, pas një mungese të gjatë për arsye fizike.

Gjigant suedez ishte në stolin e Milanit në dy ndeshjet e fundit dhe synimi i radhës i sulmuesit veteran është të thyejë një rekord të Serisë A.

Suedezi po pret me padurim të bëhet golashënuesi më i vjetër në historinë e kampionatit italian.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, ish-mbrojtësi legjendar i Milanit, Alessandro Costacurta, është mbajtësi i këtij rekordi: ai shënoi kur ishte 40 vjeç, tre muaj e gjashtë ditë. Sulmuesi suedez është 41 vjeç e 146 ditë.

Ibrahimovic po i rikthehet futbollit pas një dëmtimi të rëndë në gju të pësuar në maj të vitit të kaluar.

Banner

Related posts

Inter fiton derbin përballë Milan, vazhdon garën për titull

admin

Shkëndija përforcohet me sulmuesin e njohur

admin

Gati “tradhtia” e radhës në relacionin Real Madrid – Barcelona

admin

Leave a Comment