SHQIPËRI

I sanksionuar nga ShBA-ja, Vulin merr pjesë në aktivitetin e ambasadës amerikane

Mediat serbe raportojnë se Drejtori i Agjencisë së Informacionit dhe Sigurisë së Serbisë (BIA), Aleksandar Vulin ka marrë pjesë në një takimi të organizuar nga Ambasada e SHBA-së në Beograd.…

Mediat serbe raportojnë se Drejtori i Agjencisë së Informacionit dhe Sigurisë së Serbisë (BIA), Aleksandar Vulin ka marrë pjesë në një takimi të organizuar nga Ambasada e SHBA-së në Beograd.

Fotografia e Vulin në aktivitetin e organizuar nga ambasada me rastin e përvjetorit të Operacionit Haliard është publikuar nga deputeti Gjorgje Miketiq.

Kujtojmë se, Vulin është sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Zyra për Kontrollin e Aseteve të Huaja në Departamentin amerikan të Thesarit ka thënë se Vulin është përfshirë në afera korruptive për “të shtyrë përpara agjendat e tij politike dhe interesat e tij personale në kurriz të paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”.

Sipas njoftimit të Thesarit, Vulin është përfshirë në krim të organizuar transatlantik, në operacionet joligjore narkotike dhe në keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Banner

Related posts

Një vit luftë/ Majko shpalos flamurin shqiptar në parlamentin e Ukrainës

admin

PD me dy grupime, gjyqtares Elona Mihalit i bie shorti për të shqyrtuar vulën e partisë

admin

Nuk e ftoi në darkën ballkanike në Athinë, Rama i përgjigjet Mitsotakis

admin

Leave a Comment