SHQIPËRI

PD me dy grupime, gjyqtares Elona Mihalit i bie shorti për të shqyrtuar vulën e partisë

Elona Mihali është gjyqtarja të cilës i ra shorti për të shqyrtuar çështjen e vulës së Partisë Demokratike.

Grupimi i Alibeaj ka në dorë vulën dhe logon e partisë, por me  struktura  inekzistente prej më shumë se një viti, ndërsa  Sali Berisha ka rithemeluar partinë por rrezikon të dalë jashtë zyrës së kryetarit nga një vendim të gjykatës së Apelit.

Situata politike brenda kampit opozitar duket se ia ka vështirësuar punën edhe Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve.

Zvarritja e betejës ligjore  mund të rrezikojë regjistrimin e forcës më të madhe të opozitës në zgjedhjet e pranverës.

6  marsi është dita  e fundit  për regjistrimin  e forcave politike pjesëmarrëse në zgjedhjet lokale të 14 majit  dhe sherri  për drejtimin e Partinë Demokratike duhet  te marrë fund para këtij afati.

Komisioneri Ilirjan Celibashi paralajmëroi se para se të marrë një vendim mbi fatin e Partisë Demokratike  do vlerësojë jo vetëm  situatën juridike në regjistrin e partive politike por edhe vendimin e  shkallës së parë që riktheu Sali Berishën në selinë blu.

 


Top Channel

Banner

Related posts

BE ndërpret fondet për Shqipërinë për shkak të korrupsionit/ Si u pezullua programi më i rëndësishëm

admin

Damian Gjiknuri paraqitet në SPAK, merret në pyetje për projektin e rrugës Tiranë-Elbasan

admin

Sa bashki mendoni se do të merrni? Alibeaj: PD ka pasur një vit të vështirë

admin

Leave a Comment