AKTUALE

Haradinaj: Kurti po përdor njerëzit e VLEN-it për të kontaktuar me Adem Hoxhën

Banner

Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj është deklaruar para mediave pas dështimit të 19-të të konstituimit të Kuvendit

Ai ka thënë se Kurti ka angazhuar personat e VLEN-it të Maqedonisë së Veriut për të kontaktuar Adem Hoxhën në mënyrë që të ndikojë në qëndrimin e tij.
Haradinaj u pyet se përse pikërisht VLEN-i, ai u shpreh duke thënë “mesa duket e kanë kuzhinën e njëjtë, ata me këtu”.

“Me dhjetëra njerëz të VLEN-it po vijnë nga Maqedonia e Veriut me e kontaktu Adem Hoxhën, me kërkesë të Albinit. Ky është Albini”, ka thënë Haradinaj pas dështimit të 19-të të seancës konstituive. “Marrin mundin e gjejnë njerëz këtu për të kontaktuar”.“E kanë kuzhinën e njëjtë atje, me këtë këtu. Qeveria atje nuk ka qenë aq miqësore ndaj shumë vlerave. Po shihet që e kanë një kuzhinë”, ka shtuar Haradinaj, që ka përmendur zëvendëskryeministrin e Maqedonisë, Izet Mexhiti, si njërin prej këtyre personave. (Periskopi)

Related posts

Arbër Ademi: Sot edhe një herë u turpëruan publikisht, VMRO-LSDM mbivotuan përfaqësuesen shqiptare në KSHZ

Gjyla Halili

Osmani: SHBA qëndron pas çdo suksesi të shtetit tonë, Qeveria duhet të sqarojë për votimin në OKB

Gjyla Halili

Rritet numri i turistëve në Kosovë, këto janë shtetet prej nga erdhën më shumë vizitorë

admin