AKTUALE

Haradinaj: Kërcënimet ndaj policëve në veri, përpjekje për të sabotuar qetësimin e situatës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar lidhur me linçimet që u janë bërë së fundmi policëve të rinj serbë në veri të Kosovës.

Haradinaj përmes një reagimi në Facebook, ka shkruar se këto janë të papranueshme dhe përpjekje për të sabotuar de-përshkallëzimin dhe qetësimin e situatës.

“Presionet dhe kërcënimet ndaj pjesëtarëve të komunitetit serb dhe komuniteteve tjera në veri, që janë bërë pjesë e Policisë së Kosovës, janë të papranueshme dhe përpjekje për të sabotuar depërshkallëzimin dhe qetësimin e situatës. Pjesëtarët e komuniteteve pakicë, përfshirë këtu edhe serbët, duhet të lejohen të lirë në realizimin e të drejtave të tyre qytetare”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka shtuat se qytetarët serbë dhe çdo pjesëtar i komuniteteve pakicë duhet ta konsiderojnë Kosovën si atdheun e tyre dhe të integrohen plotësisht në institucionet e Kosovës. /Telegrafi/

Banner

Related posts

Grubi: Ditë historike, Qeveria miraton kontratën për Korridorin 8 dhe 10-D

admin

PTHP e Koçanit kërkon ndërrimin e masës së arrestit shtëpiak për dy të dyshuarit nga ISHT pas zjarrit në klubin “Pulse”

Gjyla Halili

Dita e plisit”, koncert për 15 vjetorin e pavarësisë së Republikës së Kosovës në Shkup

admin

Leave a Comment