AKTUALE

Grubi: Qeveria i ndan tre milionë euro Qytetit të Shkupit për ndërtimin e rrugës “Hasan Prishtina”

Zv. kryeministri Artan Grubi njofton se Qeveria i ka ndarë tre milionë euro Qytetit të Shkupit për ndërtimin e bulevardit “Hasan Prishtina”.

“Qeveria tashmë i ka ndarë 3 milion euro, nga gjithsej 6 milion euro vlerë, qytetit të Shkupit për ndërtimin e bulevardit “Hasan Prishtina”, ose siç njihet gjerësisht “Rruga për Kosovë” (në Vizbeg), deri tek qarkorja e Shkupit.

Në bashkëbisedim dhe bashkëpunim me kryetaren e Shkupit, Danella Arsovska, e cila do ta realizojë projektin, kemi filluar përgatitjet e fundit administrative në Qeveri dhe në Ministrinë e Transportit për ta nisur dhe përfunduar edhe këtë arterie të rëndësishme të trafikut”, njofton Grubi.

Banner

Related posts

Kryetari i Shoqatës “Jehona e Malësisë” në Michigan, Zef Berishaj, mbështet kandidaturën e Renis Nushajt për Senat

Gjyla Halili

NË GJILAN VITI 1981 U NDERUA NË NIVEL KOMBI

admin

A mund të pezullohet edhe gjuha shqipe në Kushtetuese? Ahmeti: S’duhet t’i bëjmë hyzmet krizave të thella

Gjyla Halili

Leave a Comment