KOSOVË

Europa s’ka qetësi pa zgjidhjen e problemit Kosovë-Serbi! Nuk jetohet në hasmëri shekullore

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti në Forumin e Prespës për Dialog në Strugë komentoi edhe situatën aktuale mes Kosovës dhe Serbisë, përcjell TV21. Ahmeti thotë se Franca dhe Gjermania duhet të japin kontribut në zgjidhjen e problemit pasi siç tha ai, Europa nuk mund të jetë e qetë pa zgjidhjen e këtij problemi.

“Unë jo njëherë e kam thënë, me hasmëri shekullore nuk jetohet. Prandaj ky problem duhet zgjidhur. Jam i vetëdijshëm që për të zgjedhur probleme kaq të vështira duhet vullnet i dyanshëm, por mendoj që edhe inkurajimi dhe përkrahja është vendimtare, përkundër vullnetit që mund të shprehet nga palët. Por ama edhe Europa nuk mund të jetë e qetë pa zgjidhjen e problemit Kosovë-Serbi”, tha Ahmeti./tv21.tv

Banner

Related posts

Një serb nga Bosnja që ndërroi identitetin, i bashkohet luftës së Rusisë kundër Ukrainës

admin

Veteranët protestë në Prishtinë/ Kundër Qeverisë dhe Ligjit për pagën minimale

admin

Kosova shpall të mbyllur emergjencën me COVID-19

admin

Leave a Comment