AKTUALE

Deputeti i BDI-së, Ilir Hasani, merr pjesë në konferencën e ODIHR-it në Jerevan

Banner

Deputeti i BDI-së, Ilir Hasani, ka marrë pjesë sot në konferencën e ODIHR-it me temë “Developing Parliamentary Integrity Standards: Spotlight on EU’s Eastern Partnership and OSCE Regional Perspectives”, e cila po zhvillohet në kryeqytetin e Armenisë, Jerevan.

Hasani u shpreh se pjesëmarrja në këtë aktivitet ndërkombëtar përbën një mundësi të rëndësishme për shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira në fushën e integritetit parlamentar dhe forcimit të institucioneve demokratike.

“Është frymëzuese të jesh i rrethuar nga kolegë, ekspertë dhe përfaqësues nga i gjithë rajoni, të cilët ndajnë të njëjtin përkushtim për promovimin e transparencës dhe integritetit në jetën publike,” deklaroi Hasani.

Ai theksoi se integriteti parlamentar është shumë më tepër sesa një çështje teknike, duke e cilësuar atë si themelin e besimit midis qytetarëve dhe përfaqësuesve të zgjedhur. Në kushtet kur skepticizmi ndaj institucioneve publike vazhdon të rritet, Hasani vlerësoi se diskutimet e kësaj konference janë “më urgjente se kurrë”.

Konferenca e ODIHR-it mbledh përfaqësues nga vendet e Partneritetit Lindor të BE-së dhe nga rajoni i OSBE-së, me fokus në zhvillimin e standardeve të integritetit parlamentar dhe forcimin e qeverisjes së mirë.

Related posts

VLEN: Po i japim zë Kulturës, artistët tani me dinjitet dhe mbështetje!

Gjyla Halili

Mickoski: Të gjitha dilemat do të zgjidhen brenda javës që vjen

Gjyla Halili

Blerim Osmani nga Reçica e Madhe: Bashkë me ju drejt ndryshimit të madh për Tetovën e Re

Gjyla Halili