SHOWBIZ

Gorilla vidhet nga kopshtet publike, para se të pikaset në kamionin në autostradë në Skoci (fotot)

Një gorrillë rreth 3 metra i lartë raportohet se është vjedhur nga një qendër kopshtesh në Skoci para se të pikasej duke u transporuar me kamion në autostradë.

Statuja prej fibre e gorillës “Gary” u vodh nga qendra e kopshteve Reynard në qytezën Carluke, më 20 mars.

Kafsha e punuar bukur ishte një atraksioni i rëndësishëm për vizitorët që shpreheshin të tronditur nga humbja, shkruan rrjeti britanik Metro.

Pamje e kamerave të sigurisë tregonin se Gary u mor nga një grup vjedhësish që e kishin shvidhosur dhe e kishin marrë me vete.

Pas pengmarrjes Gary ishte dërguar në autostradën M40 në drejtim të Warwick shkruan rrjeti vendas Daily Record.

Statuja ishte parë në karrocerinë e një kamioni duke udhëtuar drejt veriut në Glasgow.

Andrew Scott, pronari kopshteve tha për Daily Record: “Pamjet nuk janë shumë të qarta por duket se një furgon i bardhë është përdorur për ta vjedhur, nga i cili dalin disa njerëz. Ata e kishin shvidhosur dhe vendosur me kujdes në kamion, duket se ishte e planifikuar. Ne i kërkojmë autoriteteve të vijojnë të kërkojnë për Gary, duke shpresuar për kthimin e tij të sigurt në familje”, shtonte Scott.

Ndërkohë fansat adhurues të Gary thonin se kishin shpresë se do të ribashkohen me të së shpejti.

Policia vendase ka bërë thirrje që kushdo ka informacion të kontaktojë me zyrtarët.


Top Channel

Banner

Related posts

Pse nuk duhet ta fikni kurrë WiFi-n në shtëpinë tuaj

admin

Harry Styles dhe Emily Ratajkowski “tronditën” rrjetin teksa putheshin në Tokio, modelja e ka refuzuar 9 vite më parë

admin

“Marre-marre”, modelja Arbenita Ismajli reagon ndaj ndezjes së qirinjve në nderim të të vrarëve në Beograd

admin

Leave a Comment