AKTUALE

Gllavçev dhe Radev pas inaugurimit të Siljanovska-Davkovës: Marrëveshjet duhet të zbatohen në mënyrë rigoroze

Bullgaria nuk pranon deklarata dhe sjellje që janë në kundërshtim si me Marrëveshjen për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim të vitit 2017, ashtu edhe me marrëveshjet ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV). Kjo thuhet në qëndrimin u.d kryeministrit bullgar Dimitar Gllavçev, me rastin e inaugurimit të Gordana Siljanovska-Davkovës.

Kjo, siç transmeton BTA, është edhe qëndrimi i presidentit bullgar Rumen Radev, të cilin më parë sot e transmetoi, shërbimi për shtyp i kabinetit të tij

“Bullgaria vazhdimisht dhe qartë e ka shprehur qëndrimin e saj se marrëveshjet duhet të zbatohen në mënyrë rigoroze. Jemi të bindur se perspektiva evropiane e Republikës së Maqedonisë së Veriut varet tërësisht nga zbatimi i marrëveshjeve ndërkombëtare në të cilat është anëtare, si dhe nga ajo e miratuar nga Këshilli Evropian në korrik 2022”; theksohet në kumtesat nga kabinetët e Gllavçev dhe Radev.

Të dy kujtojnë gjithashtu se Republika e Maqedonisë së Veriut është anëtare e NATO-s, nga e cila burojnë obligimet dhe përgjegjësitë përkatëse.

Presidentja e sapozgjedhur, Gordana Siljanovska-Davkova dje e ka ndërmarrë postin pas dhënies së betimit para Kuvendit, me ç’rast në emrin e shtetin e anashkaloi parshtresën “e Veriut”, gjë që shkaktoi një sërë reagimesh nga Greqia dhe BE-ja për respektimin e Marrëveshja e Prespës të vitit 2018.

Banner

Related posts

Escobar: Kurti duhet të bindet pak më shumë për planin trepikësh të BE-së për deeskalimin e situatës në veri të Kosovës

admin

Pendarovski nuk dorëzohet – Osmani fton Taravarin ta pranojë humbjen!

Gjyla Halili

Ali Ahmeti: Unë kam nënshkruar që në Kërçovë gjuha turke të jetë zyrtare

Gjyla Halili