AKTUALE

Gjumi i rregullt gjatë ditës zvogëlon rrezikun e demencës

Gjumi i pasdites ndihmon në parandalimin e demencës, tregon një studim i ri.

Një sy gjumë gjatë ditës mund ta ngadalësojë ritmin me të cilin truri juaj tkurret, duke e mbajtur atë më të madh dhe më të shëndetshëm në moshën e mesme dhe të vjetër.

Shkencëtarët në University College London përdorën të dhëna nga 378.932 britanikë të moshës nga 40 deri në 69 vjeç. Skanimet treguan se truri i dremitësve dukej 2.6 deri në 6.5 vjet më i ri.

“Për disa njerëz, dremitjet e shkurtra gjatë ditës mund të jenë një pjesë e enigmës që ndihmon në mbajtjen e trurit të shëndetshëm ndërsa plakemi. Shpresoj se ky studim mund të ndihmojë në zvogëlimin e stigmës që ekziston ende rreth dremitjes gjatë ditës”, është shprehur autorja kryesore e studimit, Dr Victoria Garfield.

Studiuesit sugjerojnë se një sy gjumë deri në 30 minuta në orët e para të pasdites është më i miri. Ata thanë se mund ta mbrojë trurin nga përkeqësimi i shkaktuar nga mungesa e gjumit të mjaftueshëm gjatë natës. /Telegrafi/

Banner

Related posts

Mbi 41.000 të vdekur nga tërmeti në Turqi dhe Siri, Erdogan thotë se janë rrënuar 47.000 ndërtesa

admin

Kumanovë, Selver Ajdini nga AKI për 58 vota nuk mundi të shkojë në balotazh me Maksim Dimitrievskin

Gjyla Halili

Rina Ajdari në pritjen zyrtare të Ambasadorit Meidani për Ditën e Flamurit

Gjyla Halili

Leave a Comment