Lifestyle

Gjon Karrica – Lugati publikon versionin e ri të këngës “Larg teje”

Gjon Karrica është rikthyer në skenën muzikore me një projekt të ri, duke sjellë një ripërpunim të këngës së njohur “Larg teje” e njohur në masë si “Fluturo moj flutur”. Kënga vjen në një version modern dhe autentik, duke ruajtur frymën e origjinalit, por me një çasje artistike që mban vulën karakteristike të Gjon Karricës – Lugatit.

Në realizimin e këtij projekti kanë kontribuar producenti Marko, i cili është kujdesur edhe për beat-in dhe instrumentalin, ndërsa teksti mbështetet në versionin origjinal të autorit Demir Krasniqi. Videoklipi është realizuar nga Silicat, ndërsa montazhi është bërë nga Valley.

Me këtë publikim, Lugati rikthehet edhe një herë me stilin e tij të veçantë, duke sjellë një interpretim ndryshe të një kënge të njohur.

Projekti dëshmon vazhdimësinë e tij në skenën muzikore dhe çasjen e pandryshueshme për të eksperimentuar me materiale që mbeten të dallueshme në industri.

Banner

Related posts

Artisti tetovar Rilind Alimani vjen me projekt të ri në bashkëpunim me Elvana Gjatën

Admin2

Pitoni sulmon një 35-vjeçar në Indonezi

Admin2

Yjet si Elvana Gjata zgjedh talentin më viral Rilind Alimani për duetin e verës

Admin2