AKTUALE

Ali Ahmeti përkujton Bacën Adem Demaçi në 8-vjetorin e ndarjes nga jeta: Lavdi jetës dhe veprës së tij

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka përkujtuar Bacën Adem Demaçi në 8-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta, duke e cilësuar si ndërgjegjen e kombit shqiptar dhe simbol të qëndresës e të lirisë.

Në mesazhin e tij përkujtimor, Ahmeti shprehet se e kujton Demaçin me nderimin dhe mirënjohjen më të thellë, duke vlerësuar periudhën e bashkëveprimit me të, urtësinë, vizionin dhe forcën që, sipas tij, frymëzuan rrugëtimin kombëtar.

“Jam krenar për periudhën e bashkëveprimit me Ty, për urtësinë, vizionin dhe forcën që na frymëzuan në rrugëtimin tonë kombëtar”, thekson Ahmeti.

Ai vlerëson se Adem Demaçi, me sakrificën dhe qëndresën e tij të palëkundur, u bë frymëzim për breza të tërë, duke lënë një trashëgimi të përjetshme në shërbim të çështjes kombëtare.

Në fund të mesazhit, Ahmeti shpreh nderimin e tij me fjalët: “Lavdi jetës dhe veprës së Bacës Adem Demaçi.”

Banner

Related posts

Dy vetura përfshihen nga flakët në Shkup, intervenojnë zjarrfikësit

Gjyla Halili

Xhuli Nura ua prezanton ndjekësve ‘Librin e Suksesit’: Kam folur për të në Big Brother, kam shënuar të gjitha sukseset e mia

admin

Bexheti uron zv.kryetarin e ri të Komunës së Sarajit Ilas Veseli

Gjyla Halili