AKTUALE

Gjendja e rrugëve

Banner

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pandërprerë, nëpër rrugë të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.  Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Nga data 15.11.2023 filloi detyrimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjes dimërore në automjete, pa marrë parasysh gjendjen momentale të motit. Ky detyrim zgjat deri më 15.03.2024.

LAMM rekomandon shpejtësi e adaptuar e lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Related posts

Negociatat me BE-në, Mariçiq: Vetë do të vendosim kornizën kohore

admin

Ahmeti uron ditën e veteranëve: Sakrifica, gjaku dhe përkushtimi i tyre na obligojnë si shoqëri që të ruajmë vlerat e luftës çlirimtare

Gjyla Halili

Uragani i Frontit Europian fillon nga Tetova, Bdi sonte hap shtabin në Tetovë

Gjyla Halili