AKTUALE

Shoqata “Jehona e Malësisë” uron z. Dimal Basha për zgjedhjen Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës

Shoqata “Jehona e Malësisë” i shpreh urimet më të përzemërta z. Dimal Basha për zgjedhjen Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës!

Zgjedhja e tij në këtë detyrë të lartë përfaqëson një moment të rëndësishëm për forcimin e institucioneve demokratike të Kosovës dhe rritjen e rolit të Kuvendit si shtylla kryesore e shtetit. Besojmë se kjo detyrë e lartë do të shërbejë si një urë bashkëpunimi të frytshëm ndërmjet institucioneve dhe qytetarëve, duke hapur horizonte të reja për zhvillim e stabilitet.

Shoqata “Jehona e Malësisë” është e bindur se nën drejtimin e tij, Kuvendi i Kosovës do të avancojë më tej në forcimin e demokracisë, në zhvillimin e Republikës së Kosovës dhe në konsolidimin e pozitës së saj ndërkombëtare. Ky është një hap i rëndësishëm drejt realizimit të aspiratave të kombit tonë për progres shoqëror, zhvillim ekonomik dhe afirmim kombëtar.

Në këtë frymë, Shoqata “Jehona e Malësisë” shpreh mbështetjen dhe përkrahjen e saj për çdo nismë që shërben në të mirë të qytetarëve, forcimit të institucioneve, zhvillimit atdhetar dhe realizimit të idealeve tona kombëtare!

Me respekt,
Shoqata “Jehona e Malësisë”
Michigan, SHBA

Banner

Related posts

Shtetasi i Kosovës ndalohet për ryshfet në “Bllacë”, vendosi 10 euro në pasaportë

Gjyla Halili

Pas tensioneve në Veri, Kosova nis lobimin në SHBA

admin

“Rama të mos bëjë gjykatësin”, VOA: Ahmetaj konfirmoi qartazi prishjen e marrëdhënieve të tij me kryeministrin

admin