AKTUALE

Gjeloshaj në Prishtinë, në fokus shqiptarët në Mal të Zi dhe bashkëpunimi me Kosovën

Në margjinat e Konferencës së Ambasadorëve në Prishtinë, Zëvendëskryeministri i Malit të Zi dhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Nik Gjeloshaj, së bashku me Kryetarin e Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegun, dhe Ambasadorin e Malit të Zi në Republikën e Kosovës, SH.T. Bernard Çobaj, zhvilluan një takim me Zëvendëskryeministrin e Parë dhe Ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufcën.

Në takim u diskutua për pozitën dhe rolin e shqiptarëve në Mal të Zi, si dhe për rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Gjatë bisedës u theksua se faktori shqiptar përbën një nga forcat e rëndësishme të integrimit evropian të Malit të Zi. Përmes përfaqësimit politik, pjesëmarrjes në proceset vendimmarrëse dhe kontributit institucional, shqiptarët po japin një kontribut të drejtpërdrejtë në avancimin e Malit të Zi drejt Bashkimit Evropian.

Gjeloshaj vlerësoi rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, veçanërisht në fushën e bashkëpunimit ekonomik dhe institucional.

Takimi në Prishtinë u zhvillua në kuadër të angazhimeve për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi dhe forcimin e rolit të shqiptarëve në proceset integruese evropiane.

Ja postimi plotë:

Në margjinat e Konferencës së Ambasadorëve në Prishtinë, së bashku me Kryetarin e Komunës së Ulqinit, z. Genci Nimanbegu, dhe Ambasadorin e Malit të Zi në Republikën e Kosovës, SH.T. Bernard Çobaj, patëm kënaqësinë të zhvillonim një takim me Zëvendëskryeministrin e Parë dhe Ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, z. Glauk Konjufca.

Biseduam për pozitën dhe rolin e shqiptarëve në Mal të Zi, si dhe për bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet dy shteteve.

Në takim u theksua se faktori shqiptar është një nga forcat kryesore të integrimit evropian të Malit të Zi. Përmes përfaqësimit politik, pjesëmarrjes në vendimmarrje dhe kontributit institucional, shqiptarët po luajnë një rol të drejtpërdrejtë në avancimin e vendit drejt BE-së.

NGJ

Banner

Related posts

Lladrovci falënderon Ramën për shënimin e përvjetorit të lindjes së heroit dhe heroinës, Fehmiut e Xhevës

Gjyla Halili

A duheshte në vend të Merkos , Ejup Rustemi të shpallej “non-grata” meqë njihet si drejtor “tenederist”!

admin

Seanca të dy komisioneve parlamentare

Gjyla Halili