AKTUALE

Gjeloshaj: Deri në fund të muajit do të rishqyrtojmë nëse do të mbetemi në Qeveri

Kryesia e Forumit Shqiptar do të vendosë deri në fund të shkurtit nëse do të vazhdojnë pjesëmarrjen në Qeverinë e Millojko Spajiqit apo do të largohet prej saj, ka thënë, zëvendëskryeministri dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik Nik Gjeloshaj.

Shkak për këtë lëvizje, thotë ai, janë vendimet e fundit të Qeverisë. Partitë shqiptare janë shprehur të pakënaqura për tenderin e shpallur për dhënien me qira të plazheve dhe se Ulqini do të jetë më i prekur nga ai.

“Do të ketë vendime të mëdha për Forumin Shqiptar dhe popullin shqiptar dhe një nga pikat e rendit të ditës do të jetë shqyrtimi i pjesëmarrjes në Qeveri”, tha Gjeloshaj.

Ai thq se çdo vendim do të merret bashkërisht në emër të dy subjekteve, Forumit Shqiptar dhe UDSh-së, me synim bashkimin dhe forcimin e faktorit shqiptar në skenën politike të Malit të Zi.

Banner

Related posts

Ministri Murtezani realizoi takime bilaterale në margjinat e Forumit të EUSAIR-it në Greqi

Gjyla Halili

Lirohet nga burgu Muhamed Sejdini

Gjyla Halili

BDI: Ligjet mundësojnë ndërtim të shpejtë dhe të lirë, VMRO dëmton qytetarët mbi 150 milionë euro dhe mbi dy vjet ndërtim shtesë

admin