AKTUALE

Vizita e “Feniks Studios” në Xhaminë e Larme për Dokumentarin “Xhamitë e Papritura”

Ekipi i dokumentarit nga “Feniks Studios” nga Franca, i udhëhequr nga Dhia Ben Naser, qëndrojnë në vizitë te Xhamia e Larme në Tetovë nga data 18 deri më 21 tetor 2024, për të xhiruar dokumentarin e titulluar “Xhamitë e Papritura”. Ky projekt ka për qëllim të nxjerrë në pah rëndësinë kulturore dhe arkitekturën unike të xhamive në shoqëritë islame anembanë botës.

Dokumentari, i cili ka përmasa globale, gjithashtu synon të zbulojë xhamitë historike që kanë një rëndësi të madhe në zhvillimin e vlerave shoqërore dhe fetare të vendit ku ndodhen.

Ekipi u mirëprit nga sekretari i Myftinisë së Tetovës, Semir Fazliji, dhe imami i xhamisë së Pashës, Mr. Emir Kasami, të cilët gjithashtu siguruan mbështetje të parezervë për këtë projekt që rrit vlerat e Xhamisë së Larme dhe kontribuon në zhvillimin e turizmit në Tetovë dhe në Maqedoninë e Veriut në përgjithësi.

Banner

Related posts

Arrestohet një shtetas i Maqedonisë në Kosovë, kërkohej me fletarrest ndërkombëtar

Gjyla Halili

Rrëshqitja e dheut, 400 nxënës në Pirok të Bogovinës shkojnë me frikë në shkollë

Gjyla Halili

Ajdari: BDI-ja është për një njësi zgjedhore, me lista të hapura dhe me prag zgjedhor prej 5 për qind

Gjyla Halili