AKTUALE

Gashi për vdekjen e Papa Françeskut: Humbje e madhe për mbarë njerëzimin

Kryetari i Kuvendit të RMV-së Afrim Gashi, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Papa Françeskit. Gashi në nj postim në Facebook shkruan se “ndarja nga jeta e Papa Françeskut, përbën një humbje të thellë për mbarë njerëzimin”.

“Si një udhëheqës shpirtëror i kohës sonë, ai mishëroi parimet e paqes, drejtësisë sociale dhe dialogut ndërfetar, duke u bërë një simbol i përkushtimit ndaj të mirës së përbashkët. Me thjeshtësinë e tij, me dashurinë e pakushtëzuar për njeriun dhe natyrën, Papa Françesku preku zemrat e miliona njerëzve në mbarë botën, përtej kufijve fetarë, kombëtarë apo ideologjikë”.

“Trashëgimia e tij do të mbetet një udhërrëfyes për brezat që vijnë , për ndërtimin e një bote më të drejtë, më paqësore dhe më të bashkuar. Në emrin tim personal dhe në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të pazëvendësueshme për botën katolike dhe për mbarë njerëzimin. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!”, ka shkruar Gashi.

Banner

Related posts

Të gjithë liderët politikë, përveç Albin Kurtit, në përkrahje të protestës së studentëve në Shkup për gjuhën shqipe

Gjyla Halili

DELEGACIONI I LARTË I BFI E RMV-së QËNDROI PËR VIZITË NË MUFTININË E BFI – KËRÇOVË SI DHE MUFTININË E BFI – PRILEP

Gjyla Halili

AMERIKA E ULË NË GJYSËM SHTIZË FLAMURIN PËR PAPA FRANÇOSKUN, EDHE KOSOVA DUHET TA ULË, ASHTU SIKUR VEPRON ALEATI YNË

Gjyla Halili