AKTUALE

313 amendamente për raportin për Maqedonin! Pjesa më e madhe e tyre nga eurodeputetët bullgarë dhe grekë

313 amendamente janë dorëzuar për propozim-tekstin e raportuesit për Maqedoninë në Parlamentin Europian, Tomas Vajc. Pjesa më e madhe vijnë nga eurodeputetë bullgarë dhe grekë. Sipas tekstit të Vajc, procesi i anëtarësimit të Maqedonisë po përjeton bllokime për arsye të ndryshme të pajustifikuara dhe BE-ja duhet të gjejë garanca që të mos ketë çështje dypalëshe pas ndryshimit të Kushtetutës.
Por eurodeputeti bullgar, Ivajlo Vallçev, i cili vjen nga partia në pushtet në Bullgari, përmes amendamentit kërkon që të theksohet se procesi i pranimit është i bllokuar për shkak të “retorikës jomiqësore të udhëheqjes politike” në Maqedoni. Në disa prej amendamenteve të paraqitura, ai përdor si argument edhe votën në Kombet e Bashkuara.
Nga ana tjetër, të djathtët grekë kërkuan që emri i vendit “Republika e Maqedonisë së Veriut” të zëvendësohet me “Shkup”, ndërsa të vendosur në qëndrimet e tyre ishin edhe eurodeputetët francezë nga partia e djathtë e Marin Le Pen. Sipas tyre, Parlamenti Europian duhet ta ndalë zgjerimin.

Krahas pjesës politike, raportuesi Tomas Vajc në draft raportin thekson se është e nevojshme edhe lufta kundër korrupsionit dhe pavarësia e gjyqësorit. Parlamenti Europian do të debatojë në lidhje me raportin dhe amendamentet më 13 maj.

Banner

Related posts

113 gjoba në Shkup, 48 për tejkalim të shpejtësisë

Gjyla Halili

Rilind Berisha, Një nga emrat e rinj që po i bashkohen garës për Kuvendin Komunal të Ferizajt nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK)

Gjyla Halili

Mickoski në Uashington: Maqedonia është shtet multietnik, mirëpo 2/3 janë maqedonas!

Gjyla Halili