AKTUALE

Gashi: Fitorja e Taravarit, paralajmërim për një fitore të madhe të opozitës shqiptare më 8 maj

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, gjatë fillimit të nënshkrimeve për kandidaturën e Arben Taravarit për president të shtetit, është shprehur se fitorja e Taravarit do të jetë një paralajmërim i fitores së madhe të opozitës më 8 maj.
“Sot e bëmë hapin e parë drejt ndryshimit të madh që po bëhet realitet këtë pranverë. Bashkë me kreun e Lidhjes Demokratike, Izet Mexhitin, dhe me qindra bashkëaktivistë, hodhëm nënshkrimin në KSHZ, në mbështetje të kandidaturës së z. Arben Taravarit për President të parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut.
Fitorja e Arben Taravarit në zgjedhjet presidenciale të 24 prillit do të jetë paralajmërim i fitores së madhe të opozitës shqiptare më 8 maj.
Ndryshimi me VLEN po vjen!”, ka shkruar Gashi.

Banner

Related posts

Ky është Blerant Ramadani, një emër i ri që synon Komunën e Sarajit me vizion modern dhe përvojë botërore!

Gjyla Halili

Epopeja e UÇK-së, Osmani: Duke nderuar epopenë, nderojmë kontributin e gjithsecilit për pavarësinë e Republikës së Kosovës

Gjyla Halili

Isen Shabani nga Gradeci: Përkrahje masive e frymës së Frontit Europian, 25 +

Gjyla Halili