AKTUALE

Garazhet në kate, Pacolli drejton gishtin tek vonesat e Komunës së Çairit

Në një prononcim për Televizionin 21, filantropi dhe biznesmeni nga Republika e Kosovës Behgjet Pacolli foli për ndërtimin e garazheve në kate.

Për vonesën Pacolli gishtin e drejtoi tek vonesat administrative komunale.

Ai ka kërkuar punë më të shpejtë dhe më efikase nga Komuna e Çairit.

“Ne jemi ende në pritje të lejeve për zbatimin e projektit. Ne kemi ndërmarrë të gjitha veprimet dhe shpresojmë që edhe pala komunale ta bëjë punën e saj sa më shpejt. Kjo vonesë e tepërt ka filluar të ndryshojë edhe planet tona. Shpresojmë që deri në korrik të vitit të ardhshëm të pajisemi me leje të nevojshme në të kundërt investimi do të bëhet jo interesant për ne. Pandemia tani ka përfunduar dhe nuk ka arsye për vonesa të mëtejshme”, qëndron në përgjigjen e Pacollit për TV21.

Banner

Related posts

Mexhiti largohet, shumica parlamentare me tre deputetë më pak

admin

Llukarevska: Pendarovski shkon në raundin e dytë

Gjyla Halili

Kurti: Kosova në mbështetje të palëkundur të Ukrainës derisa ta fitojë luftën kundër Rusisë

Gjyla Halili

Leave a Comment