KOSOVË

Garat Formula 1 në ujë do të mbahen në Shqipëri, Rama thotë se edhe garat F1 me makina do të vijnë në Elbasan

“Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se në korrik të vitit të ardhshëm në Pogradec të Shqipërisë do të mbahen garat botërore F1 në ujë, përcjell TV21. Rama thotë se edhe garat F1 me makina pritet të vijnë në Shqipëri pas ndërtimit të pistës në Elbasan.

MIRËMËNGJES dhe me FORMULA 1 të garave botërore të ujit, e cila vjen në Pogradec në korrik 2024, si pararendëse e FORMULA 1 në garat me makina, që do të vijë në Elbasan pas pak vitesh, kur të kemi përfunduar cirkuitin e kaluar të gjitha testet e kërkuara, ju uroj një ditë të mbarë *43 skuadra nga e gjithë bota do ta kthejnë Pogradecin në kryeqendrën botërore të sporteve ujore për 7 ditë, sepse Shqipëria e Turistike tanimë është ngjitur në një nivel të ri”, ka shkruar Rama.

Banner

Related posts

Secili që ka qenë pjesë e sulmeve ndaj KFOR-it do të sillet para drejtësisë

admin

Të hënën Borrell raporton për dialogun Kosovë-Serbi

admin

Kemi probleme me kryeministrin Kurti

admin

Leave a Comment