KOSOVË

Ftoi Kurtin, por nuk e njeh as vetë

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, ka komentuar pjesëmarrjen e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në darkën jo formale që organizoi kreu i qeverisë greke, Kyriakos Mitsotakis. Nga Athina, Vuçiç u shpreh i çuditur me faktin se edhe pse Greqia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, ajo i dërgoi një ftesë zyrtare.

“Një sjellje e çuditshme nga Athinë, nuk e kuptoj, por kjo është një pyetje për ata që na ftuan. U ftua edhe Prishtina, edhe pse Greqia nuk e njeh zyrtarisht”, u shpreh Vuçiç para tryezës.

Kreu i shtetit serb po ashtu theksi edhe njëherë se nuk do të heqë dorë nga interesat kombëtare. Mirëpo komentet e Vuçiç janë konsideruar si një “shuplakë” ndaj kryeministrit grek. Mitsotakis refuzoi të ftojë kryeministrin shqiptar si një shenjë “hakmarrjeje” ndaj arrestimit të kandidatit të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

Mirëpo ajo që ra menjëherë në sy ishte ftesa e Athinës zyrtarë për Albin Kurtin. Kjo është konsideruar si një sjellje provokuese e Mitsotakis, pasi me këtë veprim ai ka tentuar të zëvendësojë rolin që ka kryeministri shqiptar, Edi Rama në BE dhe rajon. Diçka që normalisht nuk arriti ta realizojë./abcnews.al

Banner

Related posts

Pas 23 prillit do të ketë pushtim të plotë të veriut të Kosovës

admin

“Ishim të gatshëm ta japim jetën për Kosovën”, Osmani percjell mesazhin e ushtarëve amerikanë

Gjyla Halili

FJALIM LAMTUMIRËS I ALI AHMETIT PËR ISMAIL VISHIN, FURNIZUESESIN E NJËSITEVE TË PARA TË USHTRISË ÇLRIMTARE TË KOSOVËS

Gjyla Halili

Leave a Comment