KOSOVË

200 të burgosur shqiptarë do kthehen në Shqipëri brenda 2 vitesh

Shqipëria nis implementimin e marrëveshjes për transferimin e të burgosurve shqiptarë nga Britania.

Kështu, 200 të burgosur shqiptarë në burgjet e Anglisë dhe Uells që vuajnë dënime prej katër vjetësh ose më shumë do të kthehen në dy vitet e ardhshme për të kryer pjesën e mbetur të dënimit në burgjet shqiptare.

Falë marrëveshjes, pala britanike do të paguajë kostot e strehimit të të burgosurve për gjatë gjithë kohëzgjatjes së dënimit të tyre në vendin tonë dhe Shqipëria do të mund të rrisë investimet për përmirësimin e mëtejshëm të kushteve në sistemin e burgjeve”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Drejtësisë.

Marrëveshja u nënshkruar mes kryeministrit Edi Rama dhe homologut të tij britanik, Rishi Sunak në dhjetor të vitit 2022.

Banner

Related posts

Ka vdekur njëri nga të aksidentuarit tek rreth rrotullimi në Prishtinë

admin

Realiteti i ri në Kosovë në kundërshtim me marrëveshjet e arritura

admin

Ende s’ka informacion për policët e arrestuar në Serbi

admin

Leave a Comment