AKTUALE

Fushata zgjedhore, CIVIL: Mos keqpërdorni fëmijët!

Shoqata joqeveritare CIVIL kërkon nga institucionet që të sanksionojnë ata që në çfarëdo mënyre i përfshijnë fëmijët në politikë. Fëmijët nuk duhet të lejohen të bëhen viktima të politikës dhe të operacioneve të propagandave të huaja keqdashëse. Partitë politike dhe përkrahësit e tyre duhet të kontribuojnë në mbrojtjen e fëmijëve dhe jo në keqpërdorimin e tyre, reagojnë nga CIVIL-i.

Ekipi monitorues i CIVIL-it ka konstatuar një numër të madh të rasteve të keqpërdorimit të fëmijëve dhe të miturve, si në kontekstin zgjedhor, ashtu edhe për përhapjen e urrejtjes etnike dhe fetare, por edhe për përhapjen e propagandës dashakeqe ruse.

“Fëmijët nuk duhet të lejohen të jenë viktima të politikës dhe të operacioneve të propagandës së huaj keqdashëse! Partitë politike dhe mbështetësit e tyre duhet të kontribuojnë në mbrojtjen e fëmijëve, jo abuzimin e tyre. Shteti dhe institucionet kanë obligim që fëmijëve t’u sigurojnë zhvillim fizik, mendor, shpirtëror, moral dhe social, një mënyrë jetese të shëndetshme dhe normale në kushte lirie dhe dinjiteti.”, thuhet në njoftimin e CIVIL-it.

Nga aty theksojnë se abuzimi politik ndaj fëmijëve është i ndaluar me ligj. CIVIL-i kërkon nga partitë politike, prindërit, mediat dhe institucionet, që t’i lirojnë fëmijët dhe të miturit nga ambiciet e tyre politike, sepse me këtë shkelin ligjin dhe të gjitha normat etike.

Banner

Related posts

Intervista në Top Story/ Kryeministri Xhaferi: Detyra kryesore është përgatitja e institucioneve dhe Qeverisë për anëtarësim në Bashkimin Europian

Gjyla Halili

Zjarret vdekjeprurëse në Los Anxhelos/ Shkon në 24 numri i viktimave

Gjyla Halili

Forumi Shqiptarë kryeson gati në të gjitha vendvotimet,deri më tani 26 vendvotime të numëruara

admin