SPORT

Fulham e huazon Pajazitin te skuadra norvegjeze

Adrion Pajaziti është mesfushori 20-vjear, i cili ka lindur në Londër dhe është rritur në akademinë e Fulhamit.

Skuadra londinez këtë sezon u rikthye në Premier League dhe po zhvillon një kampionat fantastik.

20-vjeçari ka luajtur me Kosovën U21, ndërkohë që prej shtatorit të vitit të kaluar është pjesë e Shqipërisë U21. Pajaziti numëron tri ndeshje dhe tre gola me kuqezinjtë.

Sezonin e kaluar debutoi me ekipin e parë të Fulhamit në Kupën e Ligës. Lojtari i talentuar shqiptar, është huazuar në futbollin norvegjez.

Drejtuesit e Fulhamit kanë arritur një akord me homologët e Haugesund për huazimin e Pajazitit në elitën e futbollit norvegjez.

Në marrëveshjen mes klubeve është përfshirë edhe klauzola e blerjes së kartonit të Pajazitit nga drejtuesit e Haugesund. Sezoni i ri në Norvegji fillon më 4 mars.

Banner

Related posts

Vazhdon në Arabinë Saudite – Kreu

admin

Pas humbjes nga Barcelona, Ancelotti ka një mesazh për katalonasit

admin

Modelja e “OnlyFans” zbulon kërkesën që i bëri Neymar

admin

Leave a Comment