SHOWBIZ

Ftesë në 5/ Robert Aliaj fton për kafe Sabianin? “Keisi më pëlqen, Sabiani po manipulohet”

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, Robert Aliaj foli për herë të parë për situatën e krijuar në shtëpinë e BBBv pas hyrjes së Sabianit.

Ai e konsideroi një situatë delikate, por përgëzoi si Kristin ashtu edhe Keisin për mënyrën sesi u sollën.

“Më erdhi keq për Kejsin në momentin që doli Kristi. Edhe pse s’ kam asnjë bindje për marrëdhënien e tyre sepse i takon vetëm Kristit, Keisi është një vajzë delikate, s’mund ta mohoj”, tha ai, duke shtuar: Ajo sjellje natën që doli Kristi ishte gjëja më e pastër në këtë Big Brother. Aty ka edhe një çift tjetër (Kiara-Luiz), por ndryshe nga Kristi dhe Kejsi ata e kanë mendjen për lojë.

I pyetur nga Bieta, ai theksoi se as ka pasur e as do të ketë në plan të futet brenda shtëpisë së BBV, megjithatë nuk e refuzoi idenë e një kafeje me Sabianin.

“Aty po fusin spica, po përpiqen ta manipulojnë dhe më vjen për të vjellë”, u shpreh ai.


Top Channel

Banner

Related posts

Britani, realizohet për herë të parë transplanti i mitrës

admin

Destinacioni pak i njohur italian, i quajtur ‘Maldivet e Evropës’ që mund të vizitohet për vetëm €50 (fotot)

admin

Gruaja e Bruce Willis i lutet paparacëve që të mos ‘i bërtasin’ në rrugë bashkëshortit të saj

admin

Leave a Comment