SHOWBIZ

Ftesë në 5/ Nga mentaliteti i fshatit te refuzimi i ofertës së Juventusit, futbollistja Megi Doçi: Dua Topin e Artë!

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar futbollistja Megi Doçi, e cila ka shënuar disa rekorde në karrierën e saj si futbolliste.

Megjithatë Megi tregoi se fillimet kanë qenë shumë të vështira, aq më tepër për shkak të mentalitet në vendin ku është rritur.

“Vetëm babi më ka mbështetur. Kur më shihte mami që isha vetëm unë vajzë më thoshte të mos luaja me djemtë se do më rrihte”, duke shtuar se disa herë e ëma i çante edhe topin për ta ndaluar.

Por Megi pohoi se sot familja e saj është mëse krenare për gjithë arritjet e saj. Ajo ka rrëmbyer 3 herë “Topin e Artë”, 7 “Këpucë të Arta” dhe ka shënuar mbi 700 gola.

Ambicia e saj e radhës është të fitojë Topin e Artë në botë. Doçi zbuloi se pas golit të shënuar ndaj Real Madridit ka marrë oferta nga shumë klube, ndër të cilët përmendi Juventusin.

“Ata mendonin se s’ kishim bukë të hanim dhe donin të më merrni falas, por unë s’ lëviz nga Vllaznia kot”, tha ajo.


Top Channel

Banner

Related posts

“Po kërkon një medalje olimpike”, Taylor Swift mahnit fansat me zhytjen në skenë teksa performon

admin

Rikthehen dyshimet për një krizë të fortë mes Meghan dhe Harryt

admin

Fotot bëhen virale, Gigi Hadid duke ngrënë hamburger gjatë Oscars 2023

admin

Leave a Comment