SHQIPËRI

Fshehën 17 vjeçaren në bagazhin e mjetit, arrestohen dy të rinj nga Kosova në Morinë

Dy të rinj nga Kosov janë arrestuar pasi kanë fshehur një një 17-vjeçare, në bagazhin e automjetit me të cilin udhëtonin, me qëllim hyrjen në Shqipëri.

Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Morinë, në vijim të kontrolleve të bazuara në analizën e riskut, të ushtruara ndaj shtetasve dhe mjeteve me të cilat ata udhëtojnë, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar, automjetin tip “BMW”, me drejtues shtetasin A. M. dhe pasagjer shtetasin N. K.

Gjatë kontrollit të ushtruar në bagazhin e këtij automjeti, shërbimet e Policisë gjetën të fshehur një shtetase 17 vjeçe, banuese në Prishtinë, e cila dyshohet se po ndihmohej nga këta 2 shtetas, për të kaluar

 kufirin, në kundërshtim me ligjin. Nga verifikimet ka rezultuar se 17-vjeçarja kishte tentuar edhe më parë të hynte në vendin tonë, por për shkak të moshës, nuk ishte lejuar të hynte e pashoqëruar, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.

Banner

Related posts

“Shokët binin mbi mu… nuk e di a kthehem më në shkollë”, rrëfimi tronditës i 13-të vjeçarit nga Beogradi

admin

Rama vizitë në Berlin, Scholz: Samiti i radhës në Tiranë më 16 tetor! Gjermania partner i ngushtë i Shqipërisë

admin

22-vjeçari shqiptar humb jetën në aksidentin tragjik në Itali

admin

Leave a Comment