AKTUALE

Fronti Europian sot do të mbaj Tubimin Qendror në qytetin e Tetovës në sheshin Iliria.


Tubimi do të filloi me fillim nga ora 20:00 ndërsa për të njejtin është premtuar një spektakël madhështor edhe nga zëvendëskryeministri, Artan Grubi.

Ai shkruan “Të gjitha rrugët çojnë në Tetovë ku dhjetëra mijëra prej nesh do i këndojmë bashkë me Ilir Shaqirin dëshmorit Mujdin Aliu dhe do të vulosim fitoren europiane! Mos e leni pa ardhë, nga Struga deri në Likovë, epiqendra europiane është Tetova!”.

Kujtojmë se në tubimin përmbyllës të Frontit Europian për garën presidenciale, në sheshin e Shkupit kishte të pranishëm mbi 50 mijë qytetarë.

Në atë garë, kandidati i Frontit Europian, Bujar Osmani shënoi fitore diferencuese me rreth 40 mijë vota më shumë, përballe kundërkandidatit nga Opozita Shqiptare. /TvKlan.mk

Banner

Related posts

Dedivanaj në manifestimin e 30 vjetorit të Shoqatës ” Malësia e Madhe NY” dhe Kryengritjes së Malësisë të vitit 1911: Të bashkuar dhe unik, suksesi i garantuar

Gjyla Halili

Shefi i UNRWA-së: Fëmijët po vdesin nga uria në Gaza

Gjyla Halili

“Energoinvest” / VLEN: BDI mbron projekt që vetë kuadrot e saj kanë kërkuar të ndërpritet

Gjyla Halili