AKTUALE

Fronti Europian hap shtabin në Tetovë, Demiri: “Liderët tanë tejkaluan vetë-vetën dhe i bashkuan shqiptarët për të ardhmen evropiane”

Banner


Në atmosferë impozante dhe në prani të qindra qytetarëve, simpatizantëve, aktivistëve dhe eksponentëve të partive nga koalicioni “Fronti Europian”, mbrëmë në Tetovë, Bashkimi Demokratik për Integrim hapi shtabin zgjedhore për zgjedhjet presidenciale të 24 prillit dhe atyre parlamentare të 8 majit.

Ministri i Shëndetësisë dhe kandidat për deputet nga radhët e ASH-së, Ilir Demiri tha se duhet të inkurajojmë liderët politik për punën e madhe që e bënë, bashkimin e shqiptarëve për një qëllim më të madh.

“Tejkaluan vetë-vetën, tejkaluan interesat e ngushta partiake për një interes më të madh, për një vizion më të madh ajo është e ardhmja e jonë drejt Bashkimit Europian. Është e lehtë kur ke lider me vizion t’u bashkëngjitësh ideve të tyre. Kërkojmë prej jush të respekton të gjithë njerëzit, vëllezërit tonë dhe t’ua mundësoni dhe të shpjegoni se rruga e drejt është rruga europiane. Për çdo njërin kemi nevojë, mos harroni se edhe ato janë vëllezërit tonë, dhe ato duhet vetëm të binden”, tha Demiri.

Related posts

Kadriu nga Besa i reagon Mickoskit: Të më urreni nuk e kam problem, ajo që më pengon është të më doni rrejshëm

Gjyla Halili

Muharrem Hasani: Dështoi tentimi i vasalëve të Mickoskit për falsifikim të zgjedhjeve në Butel

Gjyla Halili

EKSKLUZIVE| Taravari konfirmon takimin me Kryeministrin Edi Rama në Tiranë

Gjyla Halili