AKTUALE

Shkenca e ka vërtetuar: Motrat ju ndihmojnë të bëheni person më i mirë

Vëllezërit dhe motrat shpesh bëhen më të afërt në atë moshë, sepse njëri-tjetrit u bëhen burim informacionesh për gjininë tjetër – thotë Jensen.

Motrat na mësojnë për pavarësinë dhe ambiciozitetin

Një studim britanik tregon që ata të cilët janë rritur së paku me një motër janë më të pavarur dhe më të vendosur se ata të cilët janë rritur të vetëm apo me vëllezër.

Bashkautori i studimit, prof. Tony Cassidy, në kohën e vet ka sqaruar që fjala është për dëshirën e brendshme që të bëhemi më të mirë, e cila më së shumti është treguar në familjet anëtarët e të cilave kanë qenë më shumë femra.

Na mësojnë edhe si të arrijmë ekuilibrin

Po ky studim thotë që motrat ndihmojnë të vendoset ‘qetësia e brendshme’. Kështu që ata të cilët janë rritur së paku me një motër kanë qenë më të gatshëm të përballen me sfida të ndryshme, por edhe më mirë janë përballur edhe me stresin dhe që në fund janë zhvilluar në njerëz më të lumtur dhe më optimistë.

Arsyeja përse këtë e mësojnë mu nga motrat, jo nga vëllezërit, gjoja qëndron në atë që femrat “më mirë i përdorin shkathtësitë komunikuese dhe më mirë dinë ta shndërrojnë situatën negative në situatë pozitive”, thotë hulumtimi. /Telegrafi/

Banner

Related posts

Mickoski: Dita e Alfabetit Shqip është një kujtesë sesi shkrim-leximi dhe arsimi mund të jenë ura lidhëse mes njerëzve

Gjyla Halili

A do të ketë zgjedhje parlamentare këtë vit, ja çka thotë Mickoski?!

Gjyla Halili

DR. BLERIM ÇUPI NGA KËRÇOVA DOKTORON ME SUKSES TË LARTË  NË FUSHËN E MJEKSISË

Gjyla Halili

Leave a Comment