AKTUALE

Florina Memeti: “Ky mandat është përgjegjësi, jo privilegj”

Pas përfundimit të procesit zgjedhor, Florina Memeti është zgjedhur zyrtarisht këshilltare në Këshillin e Komunës së Tetovës. Në një postim publik, ajo shprehu mirënjohjen e saj për mbështetjen dhe besimin e qytetarëve të Tetovës.

“Me zemër plot mirënjohje ju falënderoj për besimin që më dhatë në këto zgjedhje. Falë votës suaj, sot dhe zyrtarisht kam nderin të jem këshilltare e zgjedhur në Këshillin e Komunës së Tetovës. Ky mandat për mua nuk është privilegj, por përgjegjësi e madhe — për të qenë zëri juaj i sinqertë, kritik dhe i drejtë në çdo vendim që prek jetën tonë të përbashkët,” – theksoi Memeti.

Ajo shtoi se si pjesë e opozitës do të angazhohet që zëri i qytetarëve të dëgjohet dhe që vendimet e Këshillit të jenë gjithmonë në shërbim të komunitetit.

“Besimi juaj është forca ime për të mbrojtur interesin publik me dinjitet, guxim dhe përkushtim. Tetova është shtëpia jonë e përbashkët – le ta ndërtojmë me përkushtim dhe respekt,” – deklaroi këshilltarja e re.

Florina Memeti premton se do të ushtrojë detyrën e saj me përgjegjësi, transparencë dhe përkushtim ndaj qytetarëve të Tetovës.

Banner

Related posts

Fronti Europian mund t’i humbë dy deputetë? Ahmeti: I dimë në detaje marrëveshjet në podrumet e kuqe

Gjyla Halili

Xhaferi: Fronti Europian do të jetë fitues në zgjedhjet e 8 Majit

Gjyla Halili

DELEGACIONI I LARTË I BFI E RMV – së QËNDROI PËR VIZITË NË MUFTININË E BFI – RESNJË

Gjyla Halili