AKTUALE

“Flamuri është zemra e kombit – dhe ajo nuk tjetërsohet!” – Agron Dedivanaj reagon ndaj përpjekjeve për ndalimin e përdorimit të flamurit kombëtar

Kryetari i Shoqatës “Jehona e Malësisë”, z. Agron Dedivanaj, ka reaguar ashpër ndaj çdo përpjekjeje për të kufizuar apo ndaluar përdorimin e flamurit kombëtar shqiptar nga individë apo sportistë që përfaqësojnë komunitetin e tyre në skenën publike.

“Nuk mund dhe nuk duhet të ndëshkohet askush për manifestimin e identitetit kombëtar. Flamuri nuk është një zbukurim, por një simbol i historisë, sakrificës dhe aspiratave kolektive të popullit tonë,” deklaroi z. Dedivanaj.

Ai theksoi se çdo tentativë për ta relativizuar apo zbehur kuptimin e flamurit përbën cenim të lirisë së shprehjes dhe një akt politik të mohimit të qenies kombëtare.

“Flamuri është thelbi i vetëdijes sonë kombëtare dhe historike. Ai nuk është një zgjedhje e rastësishme, por një përkatësi që buron nga e kaluara jonë e përbashkët dhe që na obligon ta mbrojmë me dinjitet dhe vendosmëri. Për sa kohë ekziston ky identitet, askush nuk do të mund ta tjetërsojë dot,” shtoi më tej kryetari i Shoqatës “Jehona e Malësisë”.

Dedivanaj ka bërë thirrje që të respektohen të drejtat themelore të qytetarëve për të shprehur lirshëm përkatësinë e tyre kombëtare dhe që institucionet të mos bien pre e presioneve politike që synojnë të zbehin simbolet kombëtare.

Ja postimi plotë:

Shprehja e identitetit kombëtar përmes simbolit të flamurit është një akt i natyrshëm dhe i pandashëm nga vetë ekzistenca e një populli. Asnjë individ, përfshirë sportistët që përfaqësojnë veten dhe komunitetin e tyre, nuk duhet  dhe nuk mund të ndëshkohet për manifestimin e kësaj përkatësie. Flamuri nuk është thjesht një shenjë vizuale apo një element dekorativ; ai përfaqëson historinë, sakrificën dhe aspiratat kolektive të një kombi.

Përpjekjet për ta kufizuar apo për ta tjetërësuar këtë identitet përbëjnë jo vetëm cenim të lirisë së shprehjes, por edhe një akt politik të mohimit të qenies kombëtare. Ne nuk mund dhe nuk do të pranojmë asnjë formë presioni që synon ta relativizojë ose ta zbehë kuptimin e flamurit, sepse ai është thelbi i vetëdijes sonë historike dhe kombëtare.

Flamuri nuk është një zgjedhje, është një përkatësi që buron nga e kaluara jonë e përbashkët dhe që na obligon për ta mbrojtur me dinjitet e me vendosmëri. Dhe për sa kohë ekziston ky identitet, askush nuk do të mund ta tjetërsojë dot.

https://www.facebook.com/share/19mh4s1RHC/

Banner

Related posts

Bekim Sali në vend të Izet Mexhitit/Mickoski: Askush nuk ka bërë marëveshje të tillë me Vmro-në

Gjyla Halili

Filipçe: Pagat e mjekëve të përgjithshëm do të rriten në 140.000 denarë dhe e infermierëve në 90.000

Gjyla Halili

Presidentin e zgjedh Kuvendi/ Grubi: Kusht për votat e BDI-së në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale!

Gjyla Halili