AKTUALE

Altron Ismani zgjidhet kryetar i nëndegës së BDI-së në Drenovec

Në degën e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë është mbajtur një takim me përfaqësues dhe banorë nga Drenoveci, ku Altron Ismani është zgjedhur me unanimitet kryetar i nëndegës së BDI-së në këtë vendbanim.

Takimi u karakterizua nga një pjesëmarrje e madhe dhe një atmosferë uniteti, duke dëshmuar përkrahjen e fuqishme të qytetarëve për përfaqësuesit e tyre. Mbështetje të madhe mori Altron Ismani, i cili u vlerësua si figura që do ta përfaqësojë Drenovecin në periudhën e ardhshme.

Pas zgjedhjes, Ismani falënderoi bashkëbanorët për besimin e dhënë, duke theksuar se përkrahja që mori përbën një nder të madh, por edhe një përgjegjësi të rëndësishme.

“Ju falënderoj nga zemra secilin prej jush për mbështetjen, besimin dhe respektin që treguat ndaj meje. Ky besim për mua nuk është vetëm një nder, por mbi të gjitha është një përgjegjësi e madhe për të punuar me përkushtim, ndershmëri dhe transparencë për të mirën e lagjes sonë dhe të gjithë banorëve të saj”, tha Ismani.

Gjatë takimit u theksua edhe rëndësia e unitetit dhe bashkëpunimit mes qytetarëve, duke vlerësuar se vetëm përmes angazhimit të përbashkët mund të tejkalohen sfidat dhe të arrihen qëllimet për një të ardhme më të mirë për Drenovecin.

Banner

Related posts

Lladrovci përkrah Komandant Remin: Zëri i tij do të jetë i veçantë, i rëndësishëm besa edhe i domosdoshëm

Gjyla Halili

Anketa e CRPC: Davkova para Pendarovskit, Taravari dhe Osmani në një garë të ngushtë!

Gjyla Halili

Të premten VLEN në iftar te Kurti! A po bëhet “𝗩𝗟𝗘𝗡 𝟮.𝟬” me në krye Taravarin, apo kjo do të jetë darka e fundit e përbashkët e liderëve?

Gjyla Halili