SPORT

Fitorja e katërt për Rahovecin

Rahoveci ka regjistruar fitoren e katërt këtë edicion, duke mundur Bashkimin me rezultat 101:91 (29:20, 20:20, 25:24, 27:27), në kuadër të javës së 25-të të Prince Caffe Superligës. “Vreshtarët” kanë edhe 21 humbje, ndërsa prizrenasit kanë 11 fitore e 14 humbje.

Vendasit e nisën shumë mirë me epërsi prej dhjetë pikësh 16:6, ndërsa më pas e shtuan atë në 22:10, kurse çerekun e parë e fituan 29:20. Periudha e dytë ishte tërësisht e barabartë, me vendasit që u mundonin të ruanin epërsinë dhe mysafirët që tentonin rikthimin, ku pjesa e parë përfundoi 49:40.

Prizrenasit e nisën më mirë periudhën e tretë, duke barazuar shifrat në 61:61, por Vreshtarët sërish u shkëputën, ku shifrat pas 30 minutash ishin 74:64. Në dhjetë minutat e fundit, Rahoveci nuk e lëshoi epërsinë dhe triumfoi 101:91.

Te Rahoveci u dalluan Jack Pagenkopf me 20 pikë, gjashtë kërcime e gjashtë asistime, Edmond Kryeziu me 24 pikë e katër kërcime dhe Gary Blackston me 17 pikë e tetë kërcime, ndërsa më i miri te Bashkimi ishte Daniel Lekndreaj me 16 pikë e 13 kërcime.

Banner

Related posts

Legjenda shqiptare Altin Haxhi, komenton derbin ballkanik mes Ballkanit dhe Ludogoretsit

admin

“Vë bast, do t’i marrim barazimin”! Shikoni ku ka arritur Shqipëria, ish-lojtari i Polonisë: Duhej t’i shënonim 8 gola Ishujve Faroe, të trembnim shqiptarët

admin

Balotelli nuk po rehatohet as në Zvicër, pas problemeve me trajnerin, tifozët dalin me pankartë kundër tij

admin

Leave a Comment