AKTUALE

Filipçe kërkon tërheqjen e Ligjit për “huamarrje”

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe në një dalje për media tha se Grupi Parlamentar i LSDM kërkon tërheqjen e ligjit për “huamarrje” prej 500 milionë euro nga Hungaria, përcjell TV21. Filipçe shtoi qytetarët do të hyjnë në borxh 500 milionë euro, dhe kjo siç shtoi ai, për herë të parë shteti i detyrohet drejtpërdrejtë një shteti tjetër.
Propozim Ligji që hyri në procedurë kuvendore me procedurë të shkurtër, me të cilën Qeveria e VMRO-DPMNE-së do ti fusë në borxh qytetarët 500 milionë euro të siguruara nga Hungaria, vendim pa precedentë. Për herë të parë shteti, detyrohet drejtpërdrejtë te një shtet tjetër, kur nuk ka kritere dhe mekanizma të qarta për të marrë para hua, kur nuk ekziston një sistem i vendosur për shpenzimin e parave, kur nuk ka dispozitë të qartë ligjore që e garantojnë atë, ku ka pika ku fshihen kostot, të cilat nuk janë të qarta të ngritura, për LSDM-në nuk lejohet”.

Banner

Related posts

Ali Ahmeti kujton 27 vjetorin e rënies së Beqir Limanit

Gjyla Halili

Mexhiti: Z. Ahmeti, ti hapim disa pyetje

Gjyla Halili

Mustafai: Rroli dhe angazhimi i grave në zgjedhjet presidenciale, përcaktoi të ardhmen e vendit

Gjyla Halili